
Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, po merr përkrahje mjaftë të madhe në lagjet e ndryshme të qytetit, shkruan Mitropol.
Së fundmi në takimin e mbajtur në Shipol, Bahtiri, mori përkrahjen masovike edhe të familjarëve të Drejtorit Muzliukaj, që konsiderohet si njëri nga drejtorët më të suksesshëm në Komunën e Mitrovicës.

Duket se Bahtiri dhe Muzliukaj kanë krijuar një tandem të fuqishëm në skenën politike në Mitrovicë, e një gjë e tillë po përkrahet edhe nga qytetarët.
Postimi i plotë i Muzliukajt:
Së bashku drejt fitores madhështore pa balotazh.
Lëvizja Vetëvendosje me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm Agim Bahtiri, do të vazhdoj mirëqeverisjen dhe zhvillimin e Mitrovicës.
#VVAgimBahtiri144✅
#VVHysenMuzliukaj13✅








