
Vëllau i Liridona Ademajt, Leonardi ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së plotë në media të Naim Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor.
Leonardi ka thënë se janë shprehur të kënaqur me mënyrën se si Prokuroria ka organizuar intervistimin e tyre dhe se besojnë në të, porse nuk do të komentojnë lidhur me përmbajtjen e deklarimeve për të respektuar hetimet.
Ai tutje ka thënë se drejtësia për motrën e saj do të triumfojë.
Postimi i plotë:
“Përshëndetje,
këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.
Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Me respekt,
Familja Ademaj”.
Ndryshe, Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.








