02LAJME

Familja Hajrizi demantojnë thashethemet se shtëpia e Agim Hajrizit u renovua nga Komuna, e ka renovuar Arianiti, i biri i Agim Hajrizit

Shtëpia në të cilën u vranë intelektuali mitrovicas Agim Hajrizi bashkë me nënën Nazmijen dhe të birin Ilirin nga dora e pushtuesit serb po renovohet, shkruan “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside
Gjendja e shtëpisë gjatë procesit të renovimit

Në qytetin e Mitrovicës prej ca kohësh po qarkullonin thashetheme në lidhje me procesin e renovimit të shtëpisë ikonike të intelektualit të ndjerë, me pretendimet se shtëpia po renovohej nga Komuna e Mitrovicës.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Familja e Agim Hajrizit, respektivisht gruaja Afërdita dhe i biri, Arianiti kanë demantuar këto thashetheme, duke konfirmuar se punimet në shtëpi po i kryen me mjete vetanake vet i biri i Agim Hajrizit, Arianiti.

Gjendja e shtëpisë afër finalizimit të renovimit

“Shtëpinë po e renovojmë vet ne, familja e Agim Hajrizit me mjetet vetanake të të birit tim, Arianitit i cili po investon në shtëpinë tonë ku do vazhdojmë ta ruajmë kujtimin për bashkëshortin tim bashkë me kujtimin për të birin tonë, Ilirin dhe vjehrrën time, Nazmijen. Nuk janë të vërteta thashethemet që po qarkullojnë në qytet se kinse shtëpia po renovohet nga ndonjë institucion.”, tha Afërdita Hajrizi për “Mitropol”.

Familja Hajrizi, Afërdita, Arbnora dhe Arianiti

Shtëpia e familjes Hajrizi është gati në përfundim të procesit të renovimit dhe do jetë një bukuri e shtuar e qendrës së Mitrovicës.