Active 2
02LAJMESPORT

Familja krah Arbnor Mujës në golin e tij të parë për klubin belg Antwerp

Familjarët e futbollistit mitrovicas Arbnor Muja i cili po luan pët ekipin e futbollit profesional belg “Royal Antwerp” ishin sonte pranë tij, në golin e tij të parë për këtë ekip, shkruan “Mitropol”.

Vëllau i Arbnorit, Ardiani, poashtu futbollist i ekipit mitrovicas “Trepça’89” ndau një fotografi nga tribunat ku festuan bashkë golin e parë të Mujës.

Medi

“Stay tuned for more #my bro is on fire #muja11 #royalantwerpenfc 🔥🔥❤️“, shkroi Ardiani në fotografi.

Muja pati një paraqitje brilante të martën mbrëma kundër Standard Lieges në Kupën e Belgjikës.

Muja asistoi te Frey në minutën e 55-të dhe shënoi vetë pas katër minutave. E nisi ndeshjen si zëvendësues, por u inkuadrua në minutën e dhjetë pas lëndimit të Scott.

Në Kosovë 24 vjeçari mitrovicas luante për Dritën e Gjilanit, para nënshkrimit pët klubin belg.

Golin e tij të parë Muja e festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare./Mitropol/

Active 1