Familja Misini kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur djalin e tyre që u zhduk para dy ditësh

Familja Misini nga Shtimja ka njoftuar dje se djali i tyre Agoni është zhdukur një ditë më parë, njofton “Mitropol”.
Nga familja kanë bërë kërkesë që kushdo që ka informacion për të ta lajmëron Policinë e Kosovës.
Agoni është veç 23 vjeç dhe jeton në Shtime./Mitropol/









