Active 2
02

Familja Osmani dhuron veturë për shërbime mortore si sadaka rrjedhëse

Familja Osmani, përkatësisht vëllezërit Egzon dhe Endrit Osmani, sot i dhuruan Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri një veturë për shërbime mortore.

Ky gjest u bë në shenjë bamirësie dhe sadaka rrjedhëse për shpirtin e babait të tyre, Nazim Osmanit, i cili para pak ditësh ka ndërruar jetë.

Medi

Ky donacion i çmuar do t’i shërbejë komunitetit dhe njëkohësisht do të mbetet një vepër e mirë që i sjell shpërblim të vazhdueshëm babait të tyre në jetën e përtejme.

“Allahu e mëshiroftë Nazimin dhe e pranoftë këtë sadaka rrjedhëse për shpirtin e tij”, u tha me rastin e dhurimit.

Active