KOSOVËLAJME

Familja raporton zhdukjen e vajzës, 15-vjeçarja thotë se ishte në motel me të dashurin

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, është arrestuar një 19-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për S.U., ndaj të cilit kanë nisur hetimet për sulm seksual ndaj një vajze të mitur, të moshës 15-vjeçare.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Rasti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë, kur i dyshuari dhe viktima kanë qenë gjatë gjithë natës bashkë, periudhë kjo kur vajza ishte raportuar e zhdukur.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima u largua nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin dhe kanë filluar kërkimet për vajzën.

Vajza ka deklaruar se ka qenë bashkë me të dashurin e saj, por që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Sipas dëshmisë së saj, ata janë në lidhje që disa muaj, pasi kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit në drejtim të veprës penale “Sulm seksual”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.