
Kur jemi tek ata të cilët kanë kontribuar për sportin mitrovicas, padyshim janë edhe familja Vitaku të cilët kanë një kontribut të madh në shumë sporte.
Edhe si sportista edhe si sponzor edhe si gjyqtarë e delegatë, ata kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin dhe avansimin e sportit mitrovicas dhe kosovar.
Pos shumë tjerave kjo familje i dhanë sportit të hendbollit dy gjyqtarët më të mirë në histori të këtij sporti, Arsim dhe Erdoan Vitakun, të cilët pos që janë pa konkurencë në Kosovë poashtu kanë drejtuar edhe ndeshje ndërkombëtare.
Poashtu Eroll dhe Sebahedin Vitaku, ishin pjesë e KH Trepça, në kohën më të mirë,ndërsa tash Sebahedini është delegat i FHK-së.
Nga kjo familje sportistësh vjen edhe Asllan Vitaku, sponzor e donator i sportit dhe atë në vitet më të vështira në kohen e okupimit, ku ishte sponzor në KF Minatori’89.
Nëse flasim pak për histori duhet theksuar se në vitet e 60’-70’ kur fillet e para zhvilloheshin në lojën e hendbollit në Mitrovicë ndër themeluesit dhe ish lojtarët e KH Trepça, ishin Asllan dhe Xhelal Vitaku, të cilët me kontributin e tyre siguruan një të ardhme të ndritur në hendbollin mitrovicas.
Më pas në vitet e 80-ta kur Trepça arrin kulminacionin në ligën e parë federative Asllani, si kryetar i klubit dhe Erolli dhe Sebahedini si hendbollist të asaj gjenerate vazhdojnë traditen familjare në lojën e hendbollit duke korrur suksese në rezultate kulmore.
Dhe poashtu gjatë okupimit dhe pas pavarsimit të sportit kosovar Arsimi dhe Erdoani japin kontributin e tyre si lojtarë në kampionatin e Kosovës, ku dhe stolisin klubin e hendbollit Trepça, me fitimin e kampionatit dhe fitues të kupave në Kosovën e lirë./Mitrosport









