Familjari i grimeres që vdiq nga virusi: Faleminderit të gjithëve, falë jush po e kalojmë më lehtë këtë dhimbje

Familjari i grimeres Liberta Selaci, Mek Selaci, përmes një postimi në facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për shprehjen e ngushëllimeve për vdekjen e Libertes, shkruan Mitropol.
Selaci ka theksuar se falë qytetarëve dhe ngushëllimeve të tyre po e kalojnë më lehtë dhimbjen që i ka kapluar.
Meku ndër të tjera ka kërkuar nga qytetarët të vaksinohen dhe kujdesen për veten pasi që siç thekson ai ky virus është tmerri vet.
Postimi i plotë:
Te nderuar dashamire nga e gjithe Kosova dhe mergata
Po e shfrytezoj rastin qe permes ketij postimi, te ju falenderoj per ngushllimet e bashkndjenjen qe treguat e po tregoni per familjen tone.
Fale besimit te pathyeshem ne Zotin fuqiplote dhe perkrahjen tuaj, ne po e kalojme kete humbje shume me lehte se sa qe mund ta imagjinoje ndokush.
I falemnderohemi te Gjithefuqishmit All-llah, qe pjesa tjeter e familjes jemi shendosh e mire.
Jemi tejet mirenjohes qe kishim fatin qe Liberta ishte dhe eshte bija jone, per te cilen do te ndihemi krenare tere jeten.
Vdekja e saj le te sherbej per gjithe neve si mesazh vetedijesimi per respektimin e masave mbrojtese nga ky virus.
Ju lutemi, kujdesuni per veten tuaj dhe per gjithe ata qe ju rrethojne.
Ajo çfare kemi pare e perjetuar ne keto jave, eshte vete tmerri.
Ju lutem, ju lutem deri ne qiell, mos e neglizhoni kete gjendje, mos e nençmoni kete pandemi.
Vaksinohuni!
Urojme qe më askush te mos perjetoje dhimbje e lot nga kjo situate e mallkuar!
Me dashuri per te gjithe ju,
Familja Selaci







