
Sot Njësia FAST Kosova ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i, shkruan Mitropol.
Personi i arrestuar është nga Serbia dhe dyshohet për kryerje të veprës penale “Korrupsion”.
“Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.








