Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Fatmir Hasani tenton ta fitojë garën në VV, takon aktivistë që janë kundër Bahtirit

Kundërkandidati i Agim Bahtirit në VV për zgjedhjet lokale, Fatmir Hasani, ende po shpreson se do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës, edhe pse sipas të gjitha gjasave, Bahtiri është gati të zyrtarizohet.

Ai po vazhdon takimet me qytetarë e aktivistë që janë në VV por nuk e duan Bahtirin për kandidat.

Weelnes

Sot ka treguar se e ka takuar Doni Beshirin, aktivistin i cili haptazi ka dalë kundër Bahtirit. Por Beshiri nuk ka bërë fushatë për Hasanin, por për Armend Mujën të cilin e mbështetë vazhdimisht dhe e ka dashur të kandidojë për kryetar të Mitrovicës.

Në postimin e tij, Hasani la të kuptohet se do ndryshime në udhëheqësinë lokale.

Postimi i tij:

Gjatë kësaj kohë kam takuar shumë qytetar vullnetmirë, ndërsa sot kisha nderin të takohem me sociologun dhe aktivistin energjik të Lëvizjes Vetëvendosje z. Doni Beshiri , bashkëbiseduam për shumë probleme që ballafaqohet qyteti i Mitrovices dhe mundesin me përmirësu gjendjen e qytetin të minatorëve.

Koha