Faton Peci e Hajrulla Çeku vizitojnë shtëpinë e familjes Koroglu: Një ekzemplar i rrallë i arkitekturës tradicionale

Faton Peci së bashku me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun sot kanë vizituar shtëpinë e familjes Koroglu në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Çeku tha se kjo shtëpi është një ekzemplar i rrallë i arkitekturës tradicionale, me hijeshinë e saj do të vazhdojë t’i rezistojë shekujve.
Postimi i plotë:
Pas neglizhencës mbi dydekadëshe, ndodhi edhe zjarrvënia. Por, në fund, fitoi kultura dhe interesi publik, jo barbarizmi e grykësia.
Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, një ekzemplar i rrallë i arkitekturës tradicionale, me hijeshinë e saj do të vazhdojë t’i rezistojë shekujve.
Për trashëgiminë kulturore, për Mitrovicën tonë 💙🇽🇰







