Premium Store
02LAJMESPORT

Faton Peci: Mitrovica do jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Faton Peci nga stadiumi olimpik “Adem Jashari“ i ka uruar fitore Kosovës në përballjen e sotme me Slloveninë.

Peci ka premtuar se Mitrovica do jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm, transmeton Ditori.

Active

“Me fusha ndihmëse funksionale, çdo klub sportiv do ketë mbështetjen që meriton dhe çdo problematikë e tyre do adresohet“, ka shkruar ndër të tjera Peci.

Postimi i plotë:

💙 Me Hajren, që ia ka pa hajrin krejt Kosova në sport e kulturë.

⚽️ Nga Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, i urojmë fat e fitore Kosovës në përballjen e sotme me Slloveninë.

🏟️ Mitrovica do jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm. Me fusha ndihmëse funksionale, çdo klub sportiv do ketë mbështetjen që meriton dhe çdo problematikë e tyre do adresohet.

❤️ Tash e tutje, nuk do të ketë pengesa në bashkëpunimin komunë–qeveri.

E dua futbollin, Mitrovicën e krejt Kosovën. Goooooool🏃🏼!

Active