Medi
02LAJME

Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se vendimi i dytë si kryetar i kësaj komune është themelimi i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.

Peci ka thënë se për herë të parë në Mitrovicë, themelohet një ekip mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike dhe në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Aurora Group

Postimi:

Mirëmëngjesi ☀️

✍️ Vendimi im i dytë si kryetar është themelimini i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.

👵🏻 Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.

Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta ❤️.

Dukato 1