Premium Store
02LAJME

Faton Peci premton zgjidhjen e problemit në udhëkryqin e Zhabarit e Shipolit

 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili njëherit është kandidat për Kryetar Komune në Mitrovicë, ka premtuar se do të ofroj zgjidhje për problemin e udhëkryqit që lidh lagjet Tavnik, Zhabar, urën e Gjakut dhe parkun Solana, si dhe udhëkryqit te shkolla e Zhabarit, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Peci tha se çështjen e ka adresuar tek Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi dhe se ka marrë zotimin që shumë shpejt në ato pika do të vendosen semaforë si masë e përkohshme drejtë adresimit përfundimtar të asaj çështje.

“Me qeverisjen e ardhshme komunale, këto do të jenë dy nga projektet infrastrukturore që do të intervenojmë për të siguruar funksionalizimin e plotë, parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë e qytetarëve.”, tha tutje ai.

Weelnes