
Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci ka marrë sot vendim që çdo të premte të takojë qytetarët e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, ai këtë vendim e mori me në kuadër të synimeve për rritjen e transparencës dhe forcimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Çdo të premte, Kryetari do të pres qytetarë nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe lokalitetet e komunës, me qëllim të dëgjimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve, propozimeve dhe kërkesave të tyre.
Qytetarët mund të caktojnë termin për takim përmes Kabinetit të Kryetarit, duke filluar nga sot.
“Çdo çështje e ngritur do të shqyrtohet me seriozitet dhe në përputhje me mundësitë financiare dhe bazën ligjore, do të adresohet nga institucionet përkatëse komunale.”, thuhet në njoftim.
📞 Numri kontaktues: 038 200 420 00








