
Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.
Doktori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha të dielen për Express së fëmija ka lëndime serioze të cilat ia rrezikojnë jetën në maksimum.









