Fëmiu që Serbia e plagosi në krah gjersa u dërgonte bukë ushtarëve në luftë, asnjëherë s’aplikoi për status veterani

Djaloshi në foto është Dardan Ahmetaj nga Gllogjani, i plagosur në krah. Dardani u dërgonte bukë ushtarëve të UÇK-së, kur plumbi e goditë krahun e tij të njomë, dhe nga dita në ditë plaga i infektohej.
Komandanti Ramush Haradinaj jep urdhër që Dardani të dergohej për trajtim në Malishevë, por sa arrijnë atje spitali u granatua, shkruan Mitropol.
Dardani ky djalë i ri trim e me vullnet të madh i mbijetoi plagëve dhe sot jeton me nënën e tij ende në Gllogjan.
Ai asnjëherë nuk ka aplikuar për status lufte./Mitropol/







