KOSOVËLAJME

Ferguson: Sulmi në Banjskë një incident i rëndë që s’kemi parë ende përgjegjësi

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson ka folur për situatën e sigurisë në rajon, ku ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë – të cilin ai e quajti shumë të rëndë dhe ndaj së cilës ende nuk është parë përgjegjësi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka plane që Britania e Madhe të dërgojë trupa shtesë në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, i cili, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në zonë, Ferguson thotë se Britania mbetet e hapur në në të ardhmen, nëse është e nevojshme.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Kur isha në Kosovë, në fund të vitit të kaluar, vërtet dëgjova nga të gjitha komunitetet se sa pozitivisht e shohin rolin e KFOR-it – si neutral, shumë profesional dhe efikas. Ne e rritëm numrin e ushtarëve britanikë në KFOR në fund të vitit të kaluar si përgjigje ndaj të shtënave vdekjeprurëse në Banjskë në shtator, ishte një incident shumë i rëndë, për të cilin ende nuk kemi parë përgjegjësi”, tha Ferguson.

Ferguson theksoi se Britania e Madhe, si një nga anëtarët kryesorë të aleancës së NATO-s, është shumë e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian.

“Disa ditë më parë, qeveria britanike njoftoi një rritje të konsiderueshme në shpenzimet tona ushtarake në përgjigje të asaj që ne e shohim si një të ardhme të pasigurt. Kërcënimet ndaj stabilitetit tonë kolektiv nga pushtimi rus i Ukrainës janë më serioze sesa kanë qenë në dekada. Dhe unë mendoj se ky është padyshim një fokus i madh për ne”, tha Ferguson.