Ferit Idrizi bën homazhe tek dëshmorët Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të UÇK-së, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, bashkë me përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
“Kujtimi për ta mbetet i gjallë në zemrat tona, si shembull i përjetshëm i guximit dhe sakrificës për liri.
Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, pjesëtarë të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, ranë heroikisht në betejë në Opterush të Rahovecit, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkroi Idrizi në Facebook.








