Ferit Idrizi dhe 30-shi i listës, Xheneta Venhari takojnë qytetarët e Vushtrrisë, marrin mbështetje nga ta

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kandidatën për Kuvendin Komunal, Xheneta Venhari, me numër 30 në listën e PDK-së zhvilluan një takim me familjarë, miq dhe mbështetës të tyre.
Gjatë takimit, ata prezantuan vizionin dhe planet për zhvillimin e komunës, ndërsa qytetarët shprehën mbështetje për iniciativat e tyre.
Idrizi theksoi se përkrahja e qytetarëve është motivim për të vazhduar punën drejt përmirësimit të Vushtrrisë.
#191
#mamirëpërVushtrrinë.