Dukato 2
02LAJME

Ferit Idrizi dhe Kushtrim Hyseni u mirëpritën nga mbështetësit e rrugës për fitoren e madhe

Pasditen e sotme, Ferit Idrizi, kandidat për kryetar nga PDK-ja në Vushtrri, së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal, Kushtrim Hyseni, u pritën nga familjarë, miq dhe mbështetës të shumtë.

Idrizi falënderoi qytetarët për energjinë dhe besimin e tyre, duke theksuar se ky motivim i jep forcë për të kërkuar mandatin e tij të dytë dhe për të vazhduar punën me projekte konkrete që e çojnë Vushtrrinë përpara.

Dukato 1

Postimi:

Pasditen e sotme, bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Kushtrim Hyseni, u mirëpritëm nga familjarë, miq dhe mbështetës të rrugës tonë për fitoren e madhe.

Energjia dhe besimi i tyre janë motivimi më i madh për mua që të vazhdoj këtë rrugëtim dhe të kërkoj mandatin tim të dytë për ta çuar Vushtrrinë përpara.

Siç e kemi dëshmuar, me projekte e punë konkrete.

#mamirëpërVushtrrinë #191

Dukato 1