Medi
02LAJME

Ferit Idrizi e “kap kacinë”, hedh themelet e parkut solar të energjisë në Vushtrri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka nisur sot ditën mbarë.

Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e gurthemelit të parqeve solare në Vushtrri, një projekt i rëndësishëm energjetik dhe ekonomik që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunës së Vushtrrisë.

Dukato 1

Ky investim me kapacitet prej 22 megavatësh do të realizohet nga kompanitë Esha Energy dhe Mdynamic Solutions, me investitorë Bekim Shyti dhe Arten Bajrushi dhe ka vlerë 10 milionë euro.

Komuna e Vushtrrisë ka ofruar bashkëpunim të plotë për këtë projekt, i cili pritet të hapë vende të reja pune, të sjellë energji të gjelbër dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Koha