
Ferit Idrizi fton qytetarët në tubimin e nesërm të PDK-së në Vushtrri
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ftuar qytetarët në tubimin e nesërm të PDK-së në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Tubimi mbahet në Palestër Sportive nga ora 18:00.
Postimi i plotë:
Nesër, më 18 dhjetor, në Vushtrri presim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z.Bedri Hamza.
Tubimi mbahet në Palestrën Sportive, nga ora 18:00.
Ju ftoj të jeni pjesë e këtij takimi dhe të bashkohemi për ndryshimin që i duhet vendit.
Bashkë. Përpara.
Shihemi nesër!
#PDK130








