
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur pas koalicionit që kundërkandidatët e tij për kryetar komune, Xhafer Tahiri dhe Sylejman Meholli kanë lidhur mes vete.
Për Zërin e Vushtrrisë, Idrizi ka thënë se aspak nuk shqetësohet për këtë koalicion, pasi që ai, ka koalicion me qytetarët.
“Unë nuk shqetësohem. U pa se ky koalicion është individual, pra nuk e ka miratimin dhe mbështjetjen e LDK-së në qendër. Unë kam koalicion me qytetarët dhe do të vazhdojë të punojë në të mirë të tyre, siç kam punuar deri më tash”, ka thënë Idrizi.
Ndryshe, sot Xhafer Tahiri pa bekimin e partisë, ka lidhur koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri, për ta përkrahur kandidatin e saj, Sylejman Meholli në garën e balotazhit.
I pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.








