Aurora Group
02LAJME

Ferit Idrizi kujton dëshmorët Bektesh Haliti dhe Hamdi Hajrizi

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve Bektesh Haliti në fshatin Gllavatin dhe Hamdi Hajrizi në Stroc, shkruan Mitropol.

Premium Store

Idrizi tha se më pas u bashkuan edhe me veteranët në një ndejë përkujtimore, ku ndanë kujtime e rrëfime nga ditët e luftës.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve Bektesh Haliti në fshatin Gllavatin dhe Hamdi Hajrizi në Stroc.

Në Stroc, u bashkuam edhe me veteranët në një ndejë përkujtimore, ku ndamë kujtime e rrëfime nga ditët e luftës, si dëshmi e gjallë e sakrificës dhe qëndresës për lirinë që e gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Aquapark 2