Aquapark 1
02LAJME

Ferit Idrizi marshon për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

 

Ferit Idrizi sot ka marrë pjesë në marshin për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Medi

Idrizi ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet.

Postimi i plotë:

Sot në kuadër të Muajit Rozë, bashkë me profesionistët shëndetësor, përfaqësues të policisë e shumë qytetarë të Vushtrrisë morëm pjesë në marshin për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, një nismë që na bashkon në përkrahje të grave dhe familjeve që përballen me këtë sfidë.

Në përmbyllje të marshit, nxënëset e shkollës “Bahri Haxha” prezantuan një ekspozitë mbresëlënëse me temë “Lufta kundër kancerit të gjirit”, përmes së cilës përcollën mesazhe të fuqishme të shpresës, forcës dhe solidaritetit.

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti. Le ta kujtojmë çdo ditë, jo vetëm në tetor, se kujdesi dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Premium Store