
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot së bashku me ekipin e tij kanë vizituar gratë që po zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se në mandatin e dytë do të vazhdojnë të mbështesim fuqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
Postimi i plotë:
Sot me ekipin, vizituam gratë që po zhvillojnë bizneset e tyre në Vushtrri dhe biseduam për sfidat e përditshme që i kanë në këtë rrugëtim.
Në mandatin e dytë do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e tyre përmes trajnimeve, rikualifikimit falas, kurseve të teknologjisë dhe gjuhëve, granteve të veçanta, si dhe programeve për ndërmarrësi e vetëpunësim.
Kështu, do të krijojmë edhe më shumë mundësi dhe zhvillim për çdo familje në qytetin tonë.
Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








