Ferit Idrizi me ekip viziton kompaninë “Sunguri”, flasin për planet për biznes

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ishte për vizitë bashkë me ekipin e tij në kompaninë “Sunguri” ku u pritën nga pronarët Mehmet dhe Mithat Sunguri dhe stafi i tyre.
Ai e cilësoi këtë takim si një takim i shkëlqyer për të njohur nga afër punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për të ofruar produkte cilësore dhe shërbim profesional.
“Kompani si Sunguri janë shembull i suksesit për komunën tonë dhe gjithë Kosovën, andaj vizitat e tilla na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat e biznesit vendor dhe të punojmë së bashku për zhvillim të qëndrueshëm në qytetin tonë.”, shkroi Idrizi.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








