Premium Store
02

Ferit Idrizi merr mbështetje nga banorët e Mihaliqit, Strocit, Beçukut, Gllavatinit dhe Bivolakut

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë ka vazhduar takimet sonte me banorët e fshatrave Mihaliq, Stroc, Beçuk, Gllavatin dhe Bivolak, të cilët dëgjuan nga afër planet e tyre për mandatin e ri.

Banorët e nderuan sonte Idrizin me pjesëmarrjen masive dhe mikpritjen e tyre, në takimet e përbashkëta ku siç tha ai po konfirmohet vazhdimësia e qeverisjes së mirë për Vushtrrinë.

Weelnes

“Me ta bashkëbiseduam për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, për idetë e projektet që do të prekin secilin qytetar, e secilën familje. Vushtrria ime, më keni nderuar jashtëzakonisht shumë gjatë gjithë fushatës me përkrahjen dhe fjalët e mira. Përjetësisht mirënjohës për secilin.”, tha Idrizi nga këto takime./Mitropol/

Koha