Premium Store
02LAJME

Ferit Idrizi merr mbështetje të fuqishme në familjen Krasniqi në Maxhunaj

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot është mirëpritur në konakun e familjes Krasniqi në Maxhunaj, ku edhe ka marrë mbështetje të fuqishme, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Idrizi ka falenderuar familjen Krasniqi për mikpritjen e ngrohtë, bashkëbisedimin e hapur si dhe mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen e përmbyllëm në konakun e Haxhi Ibrahim Krasniqit, babait të dëshmorit Shahin Krasniqi, së bashku me djemtë e tij, Hoxhë Shasivarin dhe profesor Islamin, në fshatin Maxhunaj.

Mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen, e nderuara familje Krasniqi!

#mamirëpërVushtrrinë #FeritIdrizi191

Active 1