Ferit Idrizi mirëpritet nga fizioterapeuti i njohur Hashim Fazliu në klinikën “PlusMed Clinic & Physiotherapy” në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar vizitat e tij sot në klinikën “PlusMed Clinic & Physiotherapy”, ku është pritur me shumë ngrohtësi nga fizioterapeuti i mirënjohur Hashim Fazliu dhe ekipi i tij profesional.
Gjatë vizitës, Idrizi është njohur nga afër me kushtet moderne të klinikës, e cila është e pajisur me aparatura të sofistikuara dhe ofron shërbime cilësore për pacientët. Përveç kontrolleve specialistike dhe trajtimeve fizioterapeutike, klinika “PlusMed” ofron edhe ambient të veçantë për Baby Spa, i cili siguron kujdes dhe rehati për më të vegjlit.
Idrizi ka falënderuar përzemërsisht Hashim Fazliun për mikpritjen dhe gjithë ekipin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, duke theksuar se Vushtrria ka profesionistë të dëshmuar që japin kontribut të çmuar për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.








