
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi mbrëmë është shkëputur nga takimet e tubimet e fushatës dhe ka marrë pjesë në një dasëm, shkruan Mitropol.
Idrizi ka marrë pjesë në dasëm për të kurorëzuar çiftin e ri, Valdrit Meholli dhe Dafina Sllamniku.
“Qoftë çdo ditë e juaja e gëzuar si kjo sonte.
Urime familjes Meholli dhe Sllamniku.”, tha Idrizi.







