Ferit Idrizi ndan fotografi nga takimet e shumta me bizneset, u premton mbështetje të vazhdueshme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka publikuar fotografi nga vizitat e shumta nëpër bizneset lokale të Vushtrrisë.
Ai tha se gjatë këtij muaji, patën kënaqësinë të vizitojnë shumë biznese të Vushtrrisë, shembuj të përkushtimit, punës dhe suksesit vendor.
“Në çdo takim me prodhues, tregtarë e sipërmarrës, pamë nga afër punën e palodhshme të njerëzve që çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Ata janë shtylla e fortë e ekonomisë lokale, duke krijuar vende pune, duke rritur cilësinë e produkteve vendore dhe duke dëshmuar se Vushtrria di të ecë përpara me forcën e vet.🏬”, shkroi Idrizi.
Aj falënderoi të gjitha lbizneset për bashkëpunimin, sinqeritetin dhe mikpritjen gjatë këtyre vizitave.
“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim, sepse fuqizimi i tyre është fuqizim për gjithë qytetin.🤝🏻”, tha Idrizi.







