KFC
02LAJME

Ferit Idrizi nderon 15-vjeçaren Alea Krasniqi për aktin e saj humanitar

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka takuar 15 vjeçaren Alea Krasniqi e cila disa ditë më parë i ka ofruar ndihmën e parë një personi të shtrirë në rrugë, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Për aktin humanitar që ka bërë 15 vjeçarja, Idrizi i ka dhuruar asaj mirënjohje.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të takoj 15-vjeçaren me zemër të madhe Alea Krasniqin, së bashku me prindërit e saj.
Alea që vijon mësimet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, disa ditë më parë, duke i ofruar ndihmën e parë një personi të shtrirë në rrugë, ndihmoi që i njëjti të mbijetojë, një fakt i konfirmuar nga ekipi i emergjencës që mbërriti në vendin e ngjarjes. 🩺

Në shenjë mirënjohjeje për këtë akt të jashtëzakonshëm human, pata kënaqësinë t’i ndaj Aleas një mirënjohje në emër të komunës. 📄

Ky veprim i saj na kujton të gjithëve se guximi, përgjegjësia dhe humanizmi nuk kanë moshë.
Faleminderit Alea. Të rinjtë sikur ti janë krenaria jonë më e madhe! 🤝🏻

Weelnes