Dukato 2
02LAJME

Ferit Idrizi nis ditën në tregun e Vushtrrisë, njofton tregtarët për planet që ka për ta

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ditën e sotme e ka nisur në tregun e qytetit, së bashku me banorët që prej dekadash mbajnë gjallë këtë hapësirë me punën e tyre të ndershme.

Ai i falënderoi tregtarët për kontributin e tyre, duke i njoftuar njëkohësisht për planet që ka për zhvillimin e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme. Idrizi u shpreh se puna dhe përkushtimi i qytetarëve janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet një komunë më e mirë për të gjithë.

Dukato 1

Postimi:

Ditën sot e nisëm në tregun e Vushtrrisë, bashkë me banorët më të zelltë të komunës tonë, që për dekada me rradhë me punën e tyre fisnike i kanë dhënë identitet e gjallëri kësaj ane.

I falënderova për kontributin e tyre duke i njoftuar për planet tona për Vushtrrinë në katër vitet e ardhshme!

#mamirëpërVushtrrinë #191

Active