
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi takimin e parë për hapjen e fushatës për balotazh do ta zhvilloj sonte, shkruan Mitropol.
Takimi do të zhvillohet në “Soco Restaurant” me fillim nga ora 19:00.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Takimin e parë në këtë hapje të fushatës për balotazh, e mbajmë sonte bashkë me ju. Ju presim nga ora 19:00 që të diskutojmë bashkë për platformën tonë për mandatin e ri dhe projektet e mëdha që na presin.
Faleminderit dhe shihemi sonte!








