Medi
02KOSOVËLAJME

Ferit Idrizi njofton se s’do dalë më në debat me Mehollin: Zgjedh përballjen me qytetarët, jo me fyerje televizive

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se pjesën e mbetur të fushatës për balotazh do ta përqendrojë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke shmangur debatet televizive me kundërkandidatin e tij, shkruan Mitropol.

Në një postim në rrjete sociale, Idrizi ka theksuar se vendimi i tij nuk është shmangie nga përballja, por një qëndrim i vetëdijshëm për mënyrën se si duhet zhvilluar komunikimi publik.

Aurora Group

Ai ka theksuar se “kur mungon respekti dhe gjuha e argumentit, atëherë humbet kuptimi i vërtetë i debatit publik”.

“Unë besoj thellë se qytetarët meritojnë një komunikim të ndërtuar mbi fakte, ide dhe plane konkrete, jo mbi fyerje, ndërprerje apo retorikë që e ul nivelin e diskutimit publik”, ka shkruar Idrizi, duke shtuar se është mësuar të debatojë me respekt dhe argumente që çojnë përpara zhvillimin e Vushtrrisë.

Ai njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të jetë pranë qytetarëve në çdo lagje e fshat të komunës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për të shpjeguar programin e tij qeverisës.

“Telefoni im mbetet i hapur për secilin qytetar, ndërsa platforma ime është publike dhe e qasshme për të gjithë”, ka shtuar Idrizi, duke përmbyllur mesazhin me zotimin se do të jetë “kryetar i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim bindjesh apo përkatësish politike”./Mitropol/

Weelnes