
Ferit Idrizi sot mori pjesë në shënimin e 23-vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), që u mbajt në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Gjatë këtij aktiviteti u vlerësua roli i AKB-së në zhvillimin ekonomik të vendit dhe bashkëpunimi i saj me bizneset vendore, si një partner i rëndësishëm në nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Me këtë rast, Idrizi uroi përvjetorin e AKB-së dhe i dëshiroi suksese të reja në misionin për mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.








