Ferit Idrizi pret Memli Krasniqin në Vushtrri, mbledh pas tij edhe strukturat e partisë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi njoftoi se sot l patën kënaqësinë të presin në Vushtrri, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, i cili i uroi për rezultatin e jashtëzakonshëm të raundit të parë, rezultatin historik të PDK-së në Vushtrri.
“Më pas, takimet i vazhduam me strukturat e partisë për t’i falënderuar për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palodhur gjatë gjithë fushatës.
Ky rezultat është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe e forcës tonë të përbashkët për ta çuar Vushtrrinë përpara.”, tha Idrizi.
Ai i shprehi falënderim nga zemra secilit, duke u thënë se janë garanca e fuqishme për fitoren e madhe të 9 nëntorit!







