
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot së bashku me zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë shënuan simbolikisht fillimin e Tetorit Rozë, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se janë në këtë thirrje të përbashkët e solidarizim bashkë me zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë, për secilën grua e familje që po përballet me këtë betejë.
Postimi plotë:
Sot shënuam simbolikisht fillimin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Në këtë thirrje të përbashkët e solidarizim bashkë me zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë, për secilën grua e familje që po përballet me këtë betejë.
Jemi pranë jush!








