Aurora Group
02

Ferit Idrizi: Të ju shërbej si Kryetar ka qenë nderi më i madh i jetës sime

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka publikuar një postim ku thotë se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij shërbimi ndaj qytetarëve.

Mes tjerash, ai ftoi qytetarët që sot, në mëngjesin e një dite të rëndësishme, të dalin sa më shumë në votime.

eKiosk

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Katër vite më parë, më besuat drejtimin e qytetit tonë. Me përkushtim, punë dhe përgjegjësi, bashkë e kthyem këtë besim në rezultate konkrete.
Të ju shërbej si Kryetar ka qenë nderi më i madh i jetës sime.

Sot, në mëngjesin e një dite të rëndësishme, ju ftoj të dilni sa më shumë në votime.

Të vazhdojmë zhvillimin e Vushtrrisë, me ndershmëri, transparencë dhe punë të përditshme për qytetarët.
Krenar për mandatin e parë. I përkushtuar për mandatin e dytë.

Faleminderit nga zemra dhe na priftë e mbara!

Weelnes