Premium Store
02LAJME

Ferit Idrizi viziton bizneset e Vushtrrisë, premton mbështetje

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vazhduar vizitat tek bizneset e qytetit, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Idrizi tha se si komunë do të jenë gjithmonë pranë bizneseve dhe do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë.

Postimi i plotë:

Bashkë me ekipin i vazhduam edhe sot vizitat te bizneset e qytetit.
Në mobilierinë “Akron” u pritëm nga pronarët Sabri dhe Nazim Krasniqi, të cilët me punën e tyre kanë ndërtuar një emër të respektuar në tregun e mobilieve jo vetëm në Vushtrri por në të gjithë Kosovën.

Ky është edhe një shembull i përkushtimit të bizneseve tona, që me punë e vullnet të madh janë bërë motor i ekonomisë vendore.

Si komunë, do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Dukato 1