Aurora Group
02LAJME

Ferit Idrizi viziton fabrikën e ngjyrave “Eco Tech” në Vushtrri, pritet nga pronari

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idirizi ka vizituar fabrikën “Eco Tech” për të cilën tha se është një nga shembujt më të mirë se si përkushtimi dhe puna e ndershme sjellin zhvillim e vende pune për qytetin e Vushtrrisë.

“Në këtë kompani u pritëm ngrohtësisht nga pronari Suphi Metëhiu bashkë me ekipin e tij.”, tha Idrizi.

Medi

Ai potencoi se është frymëzim të shohësh se si një kompani nga Vushtrria po prodhon me cilësi të lartë ngjyra dhe llaqe vendore, nga ato industriale për metal e dru, deri te ngjyrat dekorative për hapësirat e brendshme e të jashtme.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për punën që po bëni çdo ditë për ekonominë e Vushtrrisë!”, tha Idrizi në fund të takimit.

SultanDoner