Active 2
02LAJME

Ferit Idrizi viziton kompaninë Vipa Chips

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar kompaninë Vipa Chips, shkruan Mitropol.

Idrizi tha se nga fusha e patates deri te paketa që arrin në tregjet evropiane, Vipa Chips është shembull i përkushtimit, cilësisë dhe punës profesionale që po e bën Kosovën të njihet me produkte të saj në të gjithë botën.

Aquapark 2

Postimi i plotë:

Bashkë me ekipin vizituam kompaninë Vipa Chips, një nga historitë më të suksesshme të prodhimit vendor, ku u pritëm nga pronari Bedri Kasumi.

Nga fusha e patates deri te paketa që arrin në tregjet evropiane, Vipa Chips është shembull i përkushtimit, cilësisë dhe punës profesionale që po e bën Kosovën të njihet me produkte të saj në të gjithë botën.

Është frymëzuese të shohësh biznese që me punë dhe vizion po krijojnë vende pune, po zhvillojnë ekonominë tonë dhe po na bëjnë krenarë në tregjet ndërkombëtare.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Dukato 1