Ferit Idrizi: Xhafer Tahiri ka hy në çdo biznes dhe u ka thënë se Feriti do ta ketë shef Sami Lushtakun

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka akuzuar kryetarin aktual, Xhafer Tahirin për propagandë karshi tij, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se Xhafer Tahiri ka hy në çdo biznes dhe u ka thënë se Feriti do ta ketë shef Sami Lushtakun.
“Unë ju betohem në Zot se nuk do ta kem askënd shef dhe se do ti jap llogari vetëm Zotit, qytetarëve dhe ligjit”, u shpreh Idrizi.
Madje ai mes tjerash tha se nëse dikush e beson programin e Tahirit le ta jap votën për të, por se nuk lejon të shpifin ndaj tij, sepse siç thotë Idrizi, ai ka integritet dhe nuk ka hy në politikë për të përfituar personalisht./Mitropol/







