Festim Kutllovci përkrah Arian Tahirin: Mëngjesin e nisa me kryetarin e ardhshëm, Arian Tahiri

Anëtari i LDK-së, Festim Kutllovci ka njoftuar se ditën sot e ka nisur me mikun e tij, Arian Tahirin të cilin e quan kryetar të ardhshëm të Mitrovicës.
Kurllovci tha se në qeverisjen e Tahirit nuk do të ketë dallime partiake, as ndarje komunitetesh apo moshash vetëm punë dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.
Postimi:
Mëngjesin e sotëm e nisa me mikun tim dhe kryetarin e ardhshëm, Arian Tahiri.
Gjatë gjithë bisedës sonë, ndjeva vizionin dhe përkushtimin e tij për Mitrovicën për një qytet që meriton zhvillim, bashkim dhe dinjitet.
Ariani është njeri i kulturës, i ideve të mira dhe i mendimit përfshirës. Ai e sheh qytetin tonë si një familje të madhe ku përfaqësohen të gjithë nga të moshuarit me përvojë e deri te të rinjtë plot energji e ide.
Në qeverisjen e tij nuk do të ketë dallime partiake, as ndarje komunitetesh apo moshash vetëm punë dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.
Mitrovica ka nevojë për një frymë të re, për një udhëheqës që bashkon, jo që ndan.
Mitrovica ka nevojë për Arianin.







