Premium Store
02LAJME

Fillon rregullimi i shtegut për bicikleta në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, bllokohet trafiku

Komuna e Mitrovicës ka filluar me punimet për rregullimin e shtegut për bicikleta në rrugën “Mbretëresha Teutë”, njofton “Mitropol”.

Aty sot janë parë eskavatorët të cilët kanë bërë pregatitjen e hapësirës për shtrimin e rrjetit kabllor nëntokësor.

Weelnes

Kjo megjithatë ka shkaktuar edhe një bllokim në trafikun rrugor, për çka janë krijuar kolona të gjata tek rrethi i njohur si ‘rrethi i Mokragorës”.

Fillimin e punimeve e konfirmoi edhe drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Granit Tmava.

“Sot ka filluar të punohet për shtrimin e sistemit kabllor nëntokësor, pastaj do punohet trotuari tërësisht, do bëhet zgjerimi i hapësirave për parking aty ka ka mundësi, për të krijuar një hapësirë të mjaftueshme edhe për shtegun.”, ka thënë Tmava për “Mitropol”.

Drejtori Tmava është zotuar se e gjithë puna do jetë e kryer deri në muajin qershor të vitit 2023./Mitropol/

Dukato 1