
Rruga “Lah Nimani” është shumë e famshme për nga emri në tërë Mitrovicën. Kjo për faktin se rruga në fjalë është një nga lidhëzat kyçe të qytetit dhe tash e shumë vite pret hapjen.
Burime të “Mitropol” brenda Komunës së Mitrovicës kishin bërë të ditur se projekti për hapjen e kësaj rruge të shumëpërfolur kishte marrë dritën jeshile.
Siç kishte raportuar “Mitropol” ditë më parë, procesi i shpronësimit ka mbaruar në tërësi dhe sot veç ka filluar rrënimi i objekteve shtëpiake për hapjen e kësaj rruge.

Me hapjen e rrugës “Lah Nimani” e cila fillon nga palestra e sporteve “Minatori” dhe kalon pranë shkollës fillore”Eqrem Çabej” e zgjatet deri tek rruga drejt marketeve që lidhin qytetin me Lagjen e Boshnjakëve në veri do bëhet një ‘shlirim’ i madh në trafikun e Mitrovicës.
Kujtojmë se hapja e kësaj rruge ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit Bedri Hamza./Mitropol/







