
Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit në mbarë vendin tonë bëhen organizime të shumta.
Këtë herë në Mitrovicë, firma ‘CocaCola’ do të shtrojë iftar për qytetarët e Mitrovicës.
Përgatitjet për këtë organizim kanë filluar dhe iftari do shtrohet në sheshin “Mehë Uka”, shkruan Mitropol.
Në sheshin e Mitrovicës edhe më parë janë shtruar iftare të tilla për qytetarët, nga organizatorë të tjerë.







